Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

RRUGA MUHAMET GJOLLESHA
042223361

Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit

Që nga krijimi i saj në vitin 2009, në bazë të ligjit për Planifikimin e Territorit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit ka operuar në ndihmë të njësive qëndrore dhe vendore të planifikimit. Gjithashtu, nëpërmjet Platformës së Regjistrit të Zhvillimit të Territorit kemi mundësuar qasjen e publikut në informacionin që ato kanë mbi planifikimin urban dhe lejet e ndërtimit. Misioni ynë është të mbështesim dialogun profesional në planifikimin e territorit duke përhapur njohuritë e grumbulluara gjatë eksperiencës tonë në këtë fushë, si dhe duke siguruar zbatimin e ligjit për Planifikimin e Territorit dhe akteve nënligjore në fuqi.

AKPT është institucion në varësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe ka funksione koordinuese e mbështetëse për autoritetet e planifikimit të çdo niveli dhe ndjek ecurinë e procesit të hartimit të instrumenteve të planifikimit të territorit. Gjithashtu shqyrton përputhshmërinë e kërkesës për zhvillim apo kryerjës së zhvillimit me përcaktimet e detyrueshme të instrumenteve të planifikimit, të rregulloreve të ndërtimit, të kushteve mjedisore, të qëndrueshmërisë, mbrojtjes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe kushteve të tjera specifike të përcaktuara sipas Ligjit për Planifikimin e Territorit.

Nxitja e pjesëmarrjes së publikut të gjerë dhe grupeve të interesit në proceset e planifikimit është një ndër pikësynimet e AKPT-së.

Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment