Informacion i rëndësishëm:

neTirane.al respekton të drejtat tuaja të privatësisë në botën e internetit, kur ju përdorni faqen tonë të internetit dhe kur komunikoni elektronikisht me ne. Ne zbatojmë rregullat e mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, dhe i menaxhojmë ato në përputhje me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në (shtetin - Shqipëri). Ju lutem vini re se, neTirane.al është Kontrolluesi i të Dhënave tuaja personale. Parimet e përcaktuara në pjesën e titulluar “Mbrojtja e Të Dhënave Personale” aplikohen nga të gjithë Kontrolluesit e të Dhënave në neTirane.al, në rastet kur ata marrin të dhënat tuaja, për qëllime të përshkruara në këtë njoftim. Këto qëllime janë (Perpunim i të dhënave në mënyrë që të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme në faqet e internetit të neTirane.al.)

1. Të dhënat personale që neTirane.al mbledh përmes kësaj faqeje dhe si realizohet kjo?

Ju mund t`i jepni të dhënat tuaja personale nëse dëshironi. Ne mbledhim vetëm ato të dhëna personale që JU doni të na I siguroni ose që janë të nevojshme për të ofruar (dhe për të përmirësuar) shërbimin tonë ndaj jush. Ne mbledhim të dhëna personale si, emri, mosha, gjinia, informacion mbi gjendjen fizike, si gjatësia, pesha, statusi civil, informacione për anëtarët e familjes ose vartësit tuaj, adresën e vendbanimit dhe atë email, në mënyrë indirekte nëpërmjet “Cookies”, lidhjes në rrjet dhe sistemit të informacionit.
Ju mund të dëshironi të na jepni adresën tuaj të emailit, emrin, numrin e telefonit, etj., në mënyrë që ne t’ju japim informacion mbi produktet tona; t’ju bëjmë pjesë të konkurseve apo vëzhgimeve tona; ose thjesht t’ju mbajmë të përditësuar në lidhje me zhvillimet më të fundit mbi neTirane.al, për të cilin ju jeni të interesuar. Disa funksionalitete në faqen e internetit mund të mos jenë të disponueshme për përdoruesit, të cilët nuk i japin të dhënat e tyre, ose që nuk lejojnë përdorimin e Cookies apo edhe të teknologjive të ngjashme në këtë faqe interneti.

2. Masat për mos-cënimin e të dhënave personale.

neTirane.al ndërmerr masa mbi mbrojtjen e të dhënave personale në përputhje me legjislacionin përkatës, parashikuar në Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012.
neTirane.al ndërmerr masa mbrojtëse të projektuara për të parandaluar humbjen e të dhënave, të ruajë integritetin e tyre si dhe të rregullojë aksesueshmërinë në këto të dhëna. Vetëm punonjësit e autorizuar të neTirane.al, si dhe punonjësit e autorizuar të palëve të treta, që ofrojnë shërbime mbi përpunimin e të dhënave në emrin tonë, kane akses në të dhënat tuaja. Të gjithë punonjësve të neTirane.al, që kanë akses në të dhënat tuaja, u kërkohet t`u përmbahen Politikave të Mbrojtjes së Privatësisë sipas neTirane.al, si dhe të gjitha palëve të treta që ofrojnë shërbime, u kërkohet nga neTirane.al të sigurojnë se punonjësit e tyre, që kanë akses në të dhënat tuaja personale, të nënshkruajnë një marrëveshje për ruajtjen e kofidencialitetit.
Për më tepër, kontratat që realizohen me palët e treta, që ofrojnë shërbime përpunuese të të dhënave për neTirane.al dhe që kanë aksese në të dhënat tuaja personale, sigurojnë se niveli i sigurisë i kërkuar nga juridiksionit përkatës është në rregull, dhe se të dhënat tuaja personale përpunohen vetëm sipas instruksioneve të neTirane.al.

3. Si i përdor neTirane.al të dhënat tuaja?

Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimet, për të cilat ju ia ofruat neTirane.al , siç ju tregohet në çastin që keni dhënë të dhënat tuaja personale. Do të përdoren gjithashtu edhe për të administruar, për të mbështetur e për të marrë reagime për nivelin e shërbimeve tona, për të parandaluar shkeljet e sigurisë, ligjit apo kushteve tona të kontratës, si dhe për qëllime të lidhura drejtpërdrejtë me marketingun. Gjithashtu, mund të zbulohen, duke përfshirë një zbulim të vetë subjekteve me qendër jashtë Zonës Ekonomike Evropiane ("ZEE"), të palëve të treta (si pjesë e informacionit përgjithësisht të përfshire në biznes) në rast të një shitje të biznesit, ose të një riorganizimi të biznesit, ose siç ndryshe kërkohet ose lejohet nga ligji ose rregullorja në fuqi .

4. Kujt ia zbulon neTirane.al këto të dhëna dhe përse?

neTirane.al asnjëherë nuk do të ndajë të dhënat tuaja personale me ndonjë palë të tretë, (d.m.th një palë që nuk është pjesë e Grupit neTirane.al) organizatë biznesi, që ka për qëllim ti përdori ato për interesat e veta, dhe jo ashtu siç parashikohet me ligj. neTirane.al, si pjesë e një grupi ndërkombëtar, mund të transferojë apo të zbulojë të dhënat tuaja personale tek një tjetër kontrollues i të dhënave, pjesë e Grupit neTirane.al, për përdorime të ngjashme, në diskrecionin të saj, dhe nëse ju do të jepni pëlqimin tuaj për një transferim ose zbulim të tillë. Nëse të dhënat tuaja personale janë transferuar ose zbuluar tek një tjetër kontrollues i të dhënave pjesë e Grupit neTirane.al, kontrolluesi tjetër i të dhënave do të ketë të njëjta të drejta dhe detyrime në lidhje me të dhënat tuaja personale, njësoj si neTirane.al.
Me pëlqimin tuaj, neTirane.al mund të ndajë të dhënat tuaja personale me palë të treta (d.m.th palë të tjera që nuk janë pjesë e Grupit neTirane.al), por vetëm në rrethana rreptësishtë të kufizuara, siç përcaktohet më poshtë:

• Pala jonë e tretë, përpunuesit e të dhënave, (të tilla si, agjencitë tona digjitale, ofruesit e hostingut, ofruesit e ruajtjes së të dhënave dhe partnerë të tjerë teknik), të cilët na ndihmojnë për të administruar këtë faqe interneti, apo për të përpunuar të dhënat e paraqitura në të, mund të kenë akses në të dhënat tuaja. Disa prej partnerëve të biznesit mund të jenë të vendosur jashtë vendit ku ju aksesoni këtë faqe interneti.

5. Aksesi në të dhënat tuaja personale.

Ju keni të drejtë të kërkoni ndaj neTirane.al t’ju mundësojë të gjitha informacionet që ruan për ju. Disa ligje kombëtare mund të kërkojnë nga ju, që të paguani një tarifë të vogël për këtë veprimtari. Në qoftë se ju keni ndonjë kundërshtim ndaj përpunimit të të dhënave tuaja personale, ndaj marketingut të drejtpërdrejtë ose kërkoni korrigjim e të dhënave tuaja personale, ju mund të dërgoni një email

6. Vendet në të cilat do të dërgohen të dhënat tuaja personale dhe përse.

neTirane.al është një kompani globale dhe për këtë arsye të dhënat tuaja personale mund të transferohen përmes kufijve ndërkombëtarë. Ato mund të transferohen në vende që kanë nivele të ndryshme të ligjeve për mbrojtjen e të dhënave, nga vendi ku ju i keni dorëzuar ato. neTirane.al (si Kontrollues i të dhënave dhe Eksportues i tyre) disponon, aty ku rregullat lokale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e kërkojnë, masa sigurie për eksportin e të dhënave personale nga juridiksioni saj. Aty ku rregullat lokale për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e kërkojnë, neTirane.al ka bërë marrëveshje me subjektet që do të marrin të dhënat tuaja personale, së ata duhet të sigurojnë që masat e sigurisë janë në rregull, dhe që të dhënat tuaja personale përpunohen vetëm në përputhje me legjislacionin e BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Nëse të dhënat transferohen nga brenda Zonës Ekonomike Evropiane (“ZEE”) në një juridiksion jashtë saj, kjo është bërë në bazë të një Marrëveshjeje të Transferimit të të Dhënave, duke i dhënë mbrojtjen e nevojshme të dhënave tuaja personale, në bazë të legjislacionit të BE-së dhe vendeve të tjera ZEE, për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Serveri që e bën këtë faqe interneti të përdorshme mund të jetë vendosur jashtë vendit, nga i cili keni aksesuar këtë faqe interneti. Ofruesi i kësaj faqeje interneti është i lidhur me një kontratë që siguron se të dhënat tuaja administrohen në përputhje me ligjet për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së dhe se vepron vetëm sipas udhëzimeve të neTirane.al dhe zbaton të gjitha masat e nevojshme teknike, në mënyrë të vazhdueshme, për të mbajtur të dhënat tuaja personale të sigurta.

7. Si dhe përse neTirane.al përdor “Cookies” dhe teknologji të ngjashme me të?

neTirane.al përdor Cookies, të cilat janë skedarë të vegjël që përmbajnë tekste, që vendosen në kompjuterin tuaj nga faqet e internetit që ju vizitoni, ose nga emaile të caktuar që ju hapni, si dhe teknologji të tjera ngjashme, si Flash Cookies dhe sinjalizuesi i rrjetit. Teknologji të tilla përdoren gjerësisht për të bërë që faqet e internetit të punojnë, ose të funksionojnë në mënyrë më efikase, si dhe t`u sigurohet informacion mbi biznesin dhe marketingun pronarëve të faqes së internetit, për të mbledhur të dhënat të tilla personale si llojin e shfletuesit dhe sistemin operativ, faqet që u referohen, shtigjeve përmes faqes, hapësirën e ISP, etj., me qëllimin për të kuptuar se si vizitorët e përdorin këtë faqe interneti. Cookies dhe teknologjitë e ngjashme, na ndihmojnë për ta bërë sa më të përshtatshme këtë faqe internet për nevojat tuaja.

Ky lloj informacioni që merret përmes Cookies nuk do të zbulohet jashtë Grupit neTirane.al apo përpunuesve tanë të autorizuar. Ky informacion nuk do të përdoret për komunikime të pa kërkuara.

Cookies që ndodhen në kompjuterin tuaj nuk përmbajnë emrin tuaj por një adresë IP. Në shumë raste, pasi sesioni i përdoruesit është anuluar, informacionet që gjenden në Cookies nuk do të jenë më në dispozicion të neTirane.al.

Ju lutemi sigurohuni që kompjuteri juaj të tregojë nesë ju jeni të lumtur që të pranoni Cookies ose jo. Ju mund ta bëni shfletuesin tuaj, që t'ju tërheq vëmendjen para se të pranoni Cookies, ose thjesht mund të vendosni për ti refuzuar ato, por ju nuk do të mund të keni akses në të gjithë elementët e faqes së internetit, nëse ju e beni këtë. Shihni butonin “Help” të shfletuesit tuaj për mënyrën se si mund të bëni këtë. Disa Flash Cookies nuk mund të influencohen nga opsione të tilla. Nuk ju duhet të keni Cookies për të përdorur ose për të lundruar nëpër shumë pjesë të kësaj faqeje apo faqeve të tjera neTirane.al. Mbani mend se, nëse ju përdorni kompjuterë të ndryshëm në vende të ndryshme, do t`ju duhet të siguroheni se çdo shfletues është rregulluar për t`u përshtatur me preferencat tuaja të Cookies.

Për më shumë informacion rreth Cookies, duke përfshirë edhe se si t`I refuzoni, ju lutemi të vizitoni www.allaboutcookies.org.

8. Rregullimi/Modifikimi I faqes së internetit.

Me miratimin tuaj dhe siç është përcaktuar më poshtë, ne mund të përdorim të dhënat që ju përdorni kur regjistroheni në faqen e internetit për të ndërtuar një tablo të interesave tuaja - kështu më pas, ne përpiqemi të sigurohemi që kur të vizitoni faqen, nuk do humbisni ofertat dhe gjithë informacionin e rëndësishëm për ju.

neTirane.al dhe kompanitë e saj reklamuese, palët e treta prestigjioze, që veprojnë në emër të saj, do të mbledhin informacionin mbi përdorimin e faqes sonë të internetit nga vizitorët e faqes, për qëllime të analizës statistikore, për hulumtime mbi shitjen dhe marketingun, duke ndjekur mënyrën e përdorimit të faqes dhe shtigjet e përdorura nga vizitorët në faqen tonë, duke ndjekur përmbajtjen e faqes, fushatat e marketingut dhe e-mailet e marketingut të drejtpërdrejtë, duke ndjekur reklamat në formë banneri në faqen tonë dhe në faqe të tjera interneti, dhe duke ndjekur përdorimin e reklama në formë banneri në faqen tonë, si edhe linqe të tjera nga partnerët tanë të marketingut në faqen tonë.

Ne gjithashtu mund të kombinojmë këto të dhëna të përdorimit të rrjetit me informacione të tjera, që kemi mbledhur mbi juve, për shembull, nëse ju keni ardhur në faqen tonë përmes një emaili marketingu të dërguar në një llogari individuale, të dhënat mbi regjistrimin e përdoruesit (në qoftë se ju keni hyrë), dhe të dhënat e përdorimit të rrjetit, të ruajtura në një Cookie të mëparshëm në kompjuterin tuaj. Ne e ruajmë këtë informacion në mënyrë që të kemi një kuptim më të mirë dhe më specifik të mënyrës sesi klientët janë duke përdorur faqen tonë, preferencat dhe interesat e tyre. Ne mund ti përdorim ato për të ndërmarrë hulumtime në shitje dhe marketing, dhe për t`i bërë sa më të mira, faqen tonë, fushatat e marketingut dhe komunikimet tona me email në lidhje me ju.

9. Ndryshime në kushtet e kësaj Politike Privatësie.

neTirane.al, do të bëjë ndryshime dhe korrigjime në këtë Politike Privatësie, herë pas here. Ju lutemi kontrolloni këtë Politikë Privatësie rregullisht, për të parë ndryshimet dhe se si këto mund të ndikojnë tek ju.

10. Si të kontaktoni me neTirane.al?

Na kontaktoni