Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

ELELCO SRL

Rruga e Bogdanëve, Pallati nr.22, Kati 3, Tiranë
00355672069218
Elelco SRL është një kompani informatike Italiane me seli në Milano,e cila nga viti 1974 operon në fushën e krijimit të Softuerëve për menaxhimin e kompanive tashmë në Itali, Portugali, Spanjë, Francë, Belgjikë, Austri, Angli, Gjermani, Hollandë, Brazil, Indi, Poloni dhe Shqipëri.
Që prej 2015 Elelco punon me klient në Shqipëri duke i ofruar softuerë të perkthyer në gjuhën shqipe dhe të përshtatur me normativat fiskale shqiptare.
Karakteristika kryesore
Karkteristika kryesore që e bënë të vecantë sistemet informatike Elelco është se sistemet tona janë të ndërtuara posacërishtë sipas kërkesave specifike të cdo kompanie.
Kjo do të thotë se Elelco nuk është një sistem standard, por krijohet sipas kërkesave dhe nevojave të cdo kompanie duke përfshirë cdo proces të kompanisë suaj nga kontabiliteti deri tek shitjet.
Duke mos pasur një standard cdo gjë varet nga karakteristika e kompanisë dhe nevojat e saj.
Nëse flasim për një kompani prodhimi nevojat e mundshme mund të jenë menaxhimi i:
- Kontabilitetit
- Kontabilitetit të Magazinës
- Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe përllogaritje e pagave në mënyrë automatike
- Menaxhimin e nevojave për arsye tregtare ose produktive
- Menaxhimin e prodhimit
- Llogaritjen e kostos së prodhimit
- Logjistikën e brendshme dhe të jashtme dhe lidhjet me palët e treta si klientë, agjentë, distributorë, furnitorë apo konsumatorë finalë nëpërmjet siteve e-commerce.
-Softueri i gjenerimit të faturës elektronike dhe distribucionit me palmar
-Arkivimi i dokumentave i integruar në sistem
-Lidhjen e makinerive me sistemin informativ për marrjen e të dhënave etj.

Shembulli i mësipërm është një përshkrim i përgjithëshëm i atyre që mund të jenë kërkesat e një kompanie prodhimi, por kjo nuk do të thotë se Elelco limitohet në këto pika.
Për realizimin e softuerit bëhet një analizë e detajuar nga një analistë i Elelcos së bashku me një perfaqësues të kompanisë, ku evidentohen nevojat e kompanisë dhe propozime të reja në një projekt-plan të Elelcos.

Kujt i përshtaten sistemet Elelco:

Te gjitha karakteristikat e mesiperme i bëjnë të mundur Elelcos që të mund të relizojë sisteme për:

Kompani prodhuese
Kompani Shërbimi
Kompani Tregtare
Ente shtetërore
Shoqëri multinacionale të cdo sektori dhe madhësive të ndryshme.

Ndërmarrje që kanë nevojë për instrumenta komplekse për manaxhimin e prokurimeve, prodhimit dhe logjistikes.


Disa karkteristika të tjera:

-Elelco nuk punon me dy kompani konkurrente midis tyre duke dhënë kështu një siguri më shumë për klientët e tyre.
-Sistemet informative Elelco mund të aksesohen nga kudo ju ndodheni jo vetëm brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj, në këtë mënyrë mund të kontrolloni ecurinë e kompanisë tuaj në kohë reale.
- Së bashku me programin është i integruar edhe sistemi i arkivimit të dokumentave duke bërë të mundur arkivimin e cdo dokumenti që i nevojitet kompanisë ose entit, si fatura aktive dhe pasive, kontrata,emaile etj.
-Duke qënë një sistem ndërkombëtar na jep përparësi jo vetëm t’iu japim eksperiencat më të mira nga gjithë bota, por dhe të ndjekim kompaninë tuaj në rritjen e saj edhe jashtë Shqipërisë.

Përfitimet nga përdorimi i sistemit:
Përdorimi i Elelco ul kostot, redukton abuzimet e formave të ndryshme gjatë proceseve të punës, rrit efikasitetin dhe aftësinë konkurruese të ndërmarrjes tuaj pa rënduar në aktivitetin e zakonshëm admnistrativ.


Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment