Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

KANTINA ARBËRI

Ish Blloku i Magazinave Tregtare Rreshen Mirdite Albania
021622486   -   0682023980

Kantina “ARBËRI” është ndërtuar me një kapacitet prodhues prej 3000 HL. Aftësia e saj prodhuese ka ardhur gjithnjë në rritje. Në vitin 2004 me një kapacitet fillestar 1000 HL, në vitin 2005 prodhimi arriti në 1500 HL, ndërsa në vitin 2009 u prodhuan 2500 HL. Nga këto 60% Kallmet, 30% Shesh i Bardhë dhe 10% varietete të ndryshme. Prodhimi i varieteteve autoktone shqiptare është  mbi 90 % e prodhimit të verës Arbëri.

Teknologjia e prodhimit të verës bazohet në eksperiencen disa vjecare te Grupit dhe Laboratorit VINEA me qendër në Ancona, dhe Enologëve të saj me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në këtë fushë.

Që  kjo traditë të ruhet dhe të vazhdohet  më tej, Kantina “ARBËRI” po specializon stafin e saj me enologë të rinj si z.Rigers Kaçorri i cili ka mbaruar studimet ne Universitetin e Bolonjes ,eshte specializuar ne Universitetin e Firences po per Enologji dhe Wine managment,gjithashtu ka marre nje sere eksperiecash ne France dhe ne Spanje.

Kantina “ARBËRI” është e standarteve bashkëkohore. Ajo plotëson parametrat Europiane dhe është e çertifikuar nga Kompania Italiane “ICDQ”, me 035/15 UNI-EN-IS0 9001-2008 dhe Cert..No. 026/15 UNI 10854/15.

Kjo Kantinë  është pjesë e GSI Albania  që nga 30.03.2007 duke u pajisur me bar-kodin e përdorimit. Më datë 10.09.2007 në bazë të legjislacionit shqiptar ështe bërë mbrojtja e MARKËS “ARBËRI” nga Drejtoria e Patentave dhe e Markave pranë Ministrisë  Ekonomisë Tregëtisë dhe Energjetikës.

Objektivat për të ardhmen:

  • Zgjerimi i sipërfaqes së vreshtave në pronësi të Kantinës “ARBËRI” në 60 ha deri në vitin 2020
  • Rritja e kapaciteteve prodhuese e përpunuese dhe hapja e vendeve të reja të punës për këtë zonë
  • Ruajtja e traditës së prodhimit të verërave autoktone dhe të rakisë së rrushit tradicionale vëndase
  • Azhornim mbi teknologjitë e reja bashkëkohore të prodhimit dhe përpunimit të verës dhe specializimin e vazhdueshëm të stafit teknik të saj
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i sektorit të marketingut dhe informimit të konsumatorit

Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment