Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

Luna Center

Rruga Lidhja e Prizrenit, Tirana, Albania
06995252919   -   06995252919

Për herë të parë vjen në Shqipëri një projekt ambicioz për të gjithë të rinjtë dhe personat e fushës së modës që duan të profilizohen në fushën e parukerisë dhe estetikës përmes një shkollimi afatgjatë dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Ky projekt ka sjellë në Shqipëri kampjonin e botës në parukeri Giancarlo Milanese, për të hapur faqen e parë të një epoke të re. Milanese është kampion Evrope individual në parukeri në 2014, kampion Evrope individual në 2015, kampion bote si përfaqësues i Italisë në Kongresin Botëror të Parukerisë, Kiev, Ukraine 25 prill 2016.

Akademia e parë shqiptare do të mbajë emrin e tij “Giancarlo Milanese Internation Academy”, me zhvillimin intensiv disa vjeçar të shkollës së parukerisë, estetikës, make up-it dhe estetikës së thonjve, duke u pajisur në fund më një diplomë të njohur jashtë Shqipërisë.

Synimi tjetër ambicioz është krijimi i një Federate Ndërballkanike ku marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali Zi, ku për herë të parë u jepet e drejta këtyre vendeve të garojnë në mes tyre në Ballkan, në Europë dhe pse jo mes më të mirëve edhe në konkurset botërore të parukerisë.


 

Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment