Max Optika
AUTOSTRADA TIRANE - DURRES |
0694000607 |
Pershkrimi
Dyqanet Max Optika sot janë pikat e referimit jo vetëm për ata që kanë nevojë për një vizitë optometrie dhe syze, por edhe për ata që janë në kërkim të dhuratava të çmuara apo aksesorëve të modës si syzet e diellit ose ato optike, tek ne do të gjeni koleksionet më të fundit me çmimet më të mira në treg.
MaxOptika ju ofron klientëve të saj një përzgjedhje të gjerë të skeletesh, syzesh dhe lentesh që i përshtaten të gjitha nevojat dhe preferencat tuaja. Mundësia e zgjedhjes së skeleteve dhe syzeve të diellit janë të gjera dhe të larmishme; Top Brands nga, Vogue, Bvlgari, Prada, Dolce&Gabbana, Persol, Ray Ban, Fendi, Flair, Roberto Cavalli, Maui Jim, Police, Chopard, Givenchy dhe shumë, më tepër.
Jepni vleresimin tuaj
Recensioni
-
Pershendetje Uroj te jeni mire. Jam nje klient i juaji qe kam mbetur shume i zhgenjyer nga trajtimi dhe mungesa e informacionit bazik lidhur me nje porosi syzesh optike qe bera ne piken tuaj te Tirana e re sot. Dje bera nje porosi dhe diskutova detaje mbi llojet e xhamave me stafin aty dhe vendosa te merrja varianti blu si me te pershtatshmin duke e nenkuptuar qe trashesia e xhamit do te ishte me trashesi normale (e perpunuar). Sot qe paraqitem per te marre syzet shikoj qe trashesia e xhamit ishte 2 here me e madhe se normalia (e te gjitha syzeve qe kam) Ky informacion ( mbi trashesine ) eshte shume dhe duhej patjeter, duhej te me ishte thene dje kur diskutova detaje te tjera shume te holla per kualitetin e xhamit dhe detaje estetike e tj e tj. Ne keto kushte e anullova porosine pasi nuk pranova te paguaja extra qe mu kerkua(per mungese informacini- jo per fajin tim) gje e cila e tejkalon buxhetin ne dispozicion per kete porosi. Vvera 7000lek te reja qe pagova dje nuk mu kthye?! Pra un u futa ne dyqanin tuaj dhe brenda 1 dite humba 7000lek pa blere asgje dhe kjo per mungese informacioni nga stafi juaj. Un mund te pranoj prosine nese marr variantin qe porosita me xham blu te trajtuar me vleren qe rashe dakord pa tarife extra. Ne te kundert me keqardhje jam i detyruar te them se keni perfituar nje vlere 7000lek ne menyre te padrejte dhe me keni te humbur si klient mua dhe miqte e mi. Eduard
Postuar ne: 07 Gusht 2021
-
I vetmi dyqan ku klientet mund te gjejne syzet qe ju pershtaten me se miri. Thjesht fantastike
Postuar ne: 09 Qershor 2017
Thjesht fantastik!
Postuar ne: 18 Prill 2022