Gjysem
Plote
Qendërzuar
Kycur
Mbyll

Tirana International Airport Nene Tereza

Tirana International Airport, SH60, 1053, Albania
+355 4 2381 600   -   +355 4 2381 600

Në qoftë se dëshironi më shumë informacione për Tirana International Airport ose kompaninë menaxhuese Tirana International Airport SHPK, ju lutemi kontaktoni
info@tirana-airport.com

Presim me kënaqësi të dëgjojmë prej jush!

Arlinda Çausholli
Drejtore
Departamenti i Komunikimit
Tirana International Airport
Ndërtesa e Administratës
Rinas, Tiranë
Albania

TAKSI

Tirana International Airport Nënë Tereza ofron një gamë të limituar, por efektive shërbimesh të transportit rrugor.

Taksitë e Aeroportit +355 4 2381 600
Rruga më e shpejtë për të arritur në TIA është me taksi. Shërbimet e taksive mundësohen në të gjithe qytetet e Shqipërisë dhe në të gjitha zonat e banuara, me shërbim telefonik. Udhëtimi nga Tirana për në aeroport zgjat 20-25 minuta, duke konsideruar trafikun, dhe kushton 2500 LEK ose (18 EUR) për rrugë (një drejtim).
Shërbimi i taksive në aeroportin e Tiranës sigurohet nga kompania ATE-x. www.atex.al është websit-i i cili u ofron pasagjerëve mundësinë e rezervimit paraprak të taksive, online. Kompania ATE-x është e specializuar në lëvizjen me taksitë e aeroportit në/nga Tirana, e më tej në të gjithë qytetet e Shqipërisë për individë dhe grupe individësh, duke theksuar mirësjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin personal me çmime të favorshme. 24 orë në ditë. 7 ditë në javë.
Shënim:
Ne rekomandojmë që pasagjerët të përdorin vetëm taksitë e licensuara nga aeroporti, të cilat janë me ngjyrë të verdhë dhe logon ATEx të kuqe në të dyja anët e automjeteve taksi. Në aeroport këto automjete taksi parkojnë në zonën përballë terminalit dhe pranë zonës së pick-up-it të terminalit.
Kontakt:
Telefon: +355 4 238 7070
Call center: +355 66 20 06000
Zyra në aeroport: +355 66 20 80191
E-Mail: info@atex.al
Website: www.atex.al

ME MAKINE
Tirana International Airport ndodhet 17 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe mund të arrihet lehtësisht nëpërmjet autostradës Tiranë - Durrës, në një rrugë me 4 korsi, që lidh këto dy qytete kryesore të Shqipërisë.

AUTOBUS

Tirane

Për t’u shërbyer pasagjerëve është vendosur një linjë autobusi që ofron shërbim nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 pasdite e quajtur Rinas Express, e cila udhëton nga Tirana në Aeroport e kthim çdo një orë. Autobusi është i parkuar në Tiranë pranë Muzeumit Kombëtar. Bileta kushton 250 Lek vetëm vajtje.

Durres
Duke filluar nga muaji Nëntor 2015, Adis Travel and Tours do të ofrojë shërbimin e transportit të pasagjerëve nga TIA në Durres dhe anasjelltas. Tarifa e shërbimit për një rrugë është 480 Lek.

Oraret e shërbimit:

Durres Rinas: 07:00, 09:30, 11:00, 13:00, 15:00, 16:30
Rinas Durres: 09:45, 12:15, 14:00, 15:30, 17:15, 19:00

Në rast se ju nevojitet më tepër informacion, ju lutem të kontaktoni në numrat e mëposhtëm:
Telefoni: +355 52 22 55 39
Celulari: +355 68 22 90 722 / +355 66 60 90 721

MAKINA ME QERA

Te gjitha zyrat e dedikuara per makinave me qera menaxhohen nga Tirana International Airport SHPK permes Departamentit Komercial dhe te Prones. Per me shume informacion, te gjithe palet e interesuara te jene te pranishem ne Aeroportin Nderkombetar te Tiranes duhet te paraqesin nje leter per shprehje interesi, ne kontaktin e meposhtem:

Znjsh. Alisa Gjinari
Menaxhere komerciale
Departamenti Komercial dhe i Prones
Tel: +355 42381 566/600
Fax: +355 42381 545
agjinari@tirana-airport.com

Jepni vleresimin tuaj

Shkruani nje koment