Kantautorja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të performojë në Tiranë në muajin shtator.

Data e koncertit të saj tashmë është bërë publike, kështu Bebe Rexhën keni mundësi ta shihni teksa performon live në Tiranë me datë 9 shtator, e premte.

Koncerti do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë prej orës 18:00 deri në 24:00.

Përveç Bebe Rexhës, para shqiptarëve do të paraqiten edhe Fatboy Slim dhe HONNE, si përkrahës të koncertit.Hyrja do të jetë gratis për të gjithë.