Projekti i stadiumit të ri pritet me shumë kureshtje si një nga pikat më të rëndësishme për sportin, por edhe për arkitekturën e Tiranës.
Ish-stadiumi Qemal Stafa është në proces ringritjeje të plotë prej gati dy vitesh. Ai parashikohet të përfundojë në nëntor të vitit 2018. Stadiumi i ri do të mbajë emrin Arena Kombëtare.
Ndërsa kanë kaluar disa muaj punimesh të pëndërprera, mësohet që punimet kanë ecur me ritmin e duhur dhe tashmë për herë të parë po shfaqen strukturat mbi sipërfaqe. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një video me pamje nga gjendja aktuale e stadiumit dhe punimet.