Thuhet se komunikimi në biznes është i veçantë, për shkak të globalizimit, diversitetit, vlerave të informacionit dhe depërtimit të teknologjisë në treg. Globalizimi dhe diversiteti i fuqisë punëtore, përfshin: produktet dhe tregjet, partneritetet e biznesit, punonjësit dhe menaxherët e ndërmarrjeve.

Një faktor tjetër me rëndësi në fushën e komunikimit është edhe besimi i punës në grup, struktura e re e korporatave etj. Një faktor negativ në fushën e komunikimit në biznes, konsiderohet se janë barrierat e komunikimit për arsye të ndryshme, siç  janë arsyet politike. Komunikimi i jashtëm në biznes përfshin kontaktet formale dhe joformale të palëve në biznes;marketingun, punonjësit, marrëdhëniet me publikun dhe menaxherët e nivelit të lartë.

Komunikimi në biznes ka një rëndësi shumë të madhe.

Format e komunikimit janë të ndryshme dhe një ndër format më të shpeshta që po përdoret së fundmi për komunkim është edhe komunkimi përmes E-mail-it.

Pikat kryesore të një e-maili profesional janë:

  • Përfshini një subjekt direkt
  • Përdorni një adresë profesionale
  • Përdorni përshëndetje profesionale
  • Përdoreni mirë pikëçuditësen
  • Kujdes me humorin
  • Përgjigjuni email-eve
  • Shkruajeni adresën e email-it të fundit
  • Mbajeni llojin e shkrimit klasik
  • Lexojeni së paku dy herë
  • Kontrolloni marrësin
  • Asgjë nuk është konfidenciale