Asistente ne Departamentin e Logjistikes
Kompania Deutschcolor, pas një partneriteti disa vjeçar me DELTA GROUP,
ka ndërtuar në Shqipëri fabrikën e saj nga më modernet në Ballkan,
me një teknologji gjermane të avancuar për prodhimin e bojërave ekologjike e shumë produkteve të tjera.
Deutschcolor është I hapur të mirëprese çdo person energjik me vullnetin e mirë ndaj kompanisë,
duke I dhënë mundësi gjithësecilit të realizojë objektivat e tij personale në aspektin profesional.
Në fokusin tone, primar janë komunikimi, klima harmonike dhe shpirti I skuadrës në ambjentin e punës.
Gjithashtu vlerësimi sipas një skeme motivimi në referencë të performancës
dhe vjetërsisë në punë janë një tjetër politikë sociale e grupit tonë.
Është kënaqësi për ne të mirëpresim kandidatë që na vlerësojnë dhe dëshirojnë të jenë pjesë e Deutschcolor.
Për këtë, ju ftojmë të aplikoni për pozicionin: Asistente ne departamentin e logjistikes
Kërkesat që duhet të përmbushin kandidatet:
- Arsim i lartë.
- Mosha e preferuar 25 – 35 vjec.
- Eksperienca te mepareshme pune ne jo me pak se 2 vite
- Aftesi menaxhuese dhe organizative
- E afte per pune ne grup
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutem dërgoni CV me foto dhe dokumentat tuaja plotësuese,
duke përcaktuar pozicionin për të cilin aplikoni, në adresen: hr@deutschcolor.de
Ju do të kontaktoheni nga burimet njerëzore, Deutschcolor,
vetëm nëse CV dhe dokumetat tuaja plotësuese do të klasifikohen / seleksionohen nga skuadra jonë e vlerësimit.
Tek ne Cv-ja juaj është e sigurt dhe do të trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Kategoria | Punë |
Data e publikimit | 26 Prill 2018 - 16:24 |
Telefon | Shfaq Numrin |
Shfaq e-mail |