Menaxher Departamenti
Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët. SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Detyra dhe Përgjegjësi:
-Menaxhon të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionon me efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe proçedurat e Supermarketit;
-Monitoron, kontrollon dhe merr masa parandaluese në rezultatet e shitjeve.
-Monitoron porositë e produkteve, stokun fizik, rregjistrimin e produkteve, hedhjen e produkteve, promocionet, etiketat, etj.
-Siguron shërbim të shkëlqyer për klientët, është përgjëgjës për zgjidhjen e ankesave të klientëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të klientit.
-Mban dhe garanton mjedis të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm të punës dhe siguron që punonjësit e departamentit përmbushin politikat dhe proçedurat e higjenës së Supermarketit në mënyrë rigoroze.
-Organizon punën e punonjësve të departamentit, përgatit orarin javor / mujor të punës dhe është përgjegjës për rekrutimin, trajnimin, vlerësimin e performancës, çështjet disiplinore dhe aktivitete të tjera të menaxhimit për ekipin e tij / saj;
-Përgatit raporte ditore / javore / mujore dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës së menaxherit të drejtpërdrejtë.
Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
b.Eksperiencat e punës: 2-3 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
c.Kualifikime të tjera:
-Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
-Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.
d.Aftësi të tjera:
-Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritete gjatë ngarkesës së punës.
-Aftësi për të punuar në skuadër;
-Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
-Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
-Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Kategoria | Punë |
Data e publikimit | 29 Qershor 2017 - 17:44 |
Telefon | Shfaq Numrin |
Shfaq e-mail |