Menaxher SHitjesh
Sla Menager ka për detyrë që, së bashku me stafin që i vihet në dispozicion, të ndjekë zbatimin e kontratave dhe tdjekë marrëdheniet me klientet egzistues.
Eshtë përgjegjës për procesin e shitjes së produkteve dhe shërbimeve te klientet që menaxhon.
Detyra dhe përgjegësi:
Eshtë përgjegjës për zbatimin e cdo neni të kontrates së shitjeve apo suportit .
Përgjegjës për të gjitë aspektet administrative dhe zgjidhjen e cështjeve qe lindin gjatë ekzekutimit të kontratave.
Në bashkëpunim me kolegët, është përgjegjës për procesin e mbledhjes së kërkesave të klientit, të analizës, ballafaqimit me kushtet kontraktuale dhe pranimin e tyre në përputhje me rregullat dhe parimet të kontratave tip të shitjeve dhe suportit.
Propozon tek eprori rishikimin dhe update-imin e kushteve kontraktuale në rast se mendon se ka hapësira të pambulura.
Analizon me kujdes dhe përgjegjësi Raportet Ditore të aktiviteteve të shitjes të kanalit.
Përgjegjës për sigurimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm.
Përgjegjës për evidentimin, eskalimin dhe dokumentimin e çdo situate që pengon ecurinë dhe respektimin e afateve në levrimin e produkteve apo suporteve.
Organizon takime periodike me klientët për të siguruar që lëvrimi i produkteve apo shërbimeve është bërë konform standarteve dhe pritshmërive të klintëve.
Eshtë përgjegjës për procesin e shitjes së shërbimeve ekstra te klientet egzistues.
Kërkesa për kandidatet:
Diplomë universitare – e preferueshme në Shkenca Kompjuterike, Informatikë Ekonomike.
Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune në pozicione analoge
Të ketë njohuri shumë të mira mbi teknologjitë që perdor kompania.
Aftësi per t’u përballur me klientët dhe per të menaxhuar me efikasitet kërkesat e tyre·.
Aftësi për të punuar në kushtet e presioneve të ndryshme·
I orientuar drejt detajeve.
Aftësi shumë të mira negociuese dhe komunikuese·
Të ketë aftësi shumë të mira analitike·
Aftësi vendimarrëse
· Njohje shumë e mirë e gjuhës Angleze dhe Italiane
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaj.
Te dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Kategoria | Punë |
Data e publikimit | 12 Korrik 2017 - 22:13 |
Telefon | Shfaq Numrin |
Shfaq e-mail |