Ofrojme Vend Pune Neptun


Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.



Pozicioni: Digital Marketing Specialist

Departmenti: Marketing

Vendodhja: Administratë



Përmbledhja e Pozicionit: Digital Marketing Specialist eshte pergjegjes per mirembajtjen e web dhe rrjeteve sociale te Neptun si edhe krijimin, zbatimin dhe aplikimin e fushatave ne rrjetet dixhitale si edhe raportimin per ecurine e tyre apo optimizimin e metejshem”



Detyra dhe Përgjegjësi:

· Projektimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e presences se Neptun të kanalet e komunikimit online

· Planifikon dhe ekzekuton të gjitha web SEO / SEM, bazën e të dhënave të marketingut, emailin, mediat sociale dhe fushatat reklamuese online

· Mat dhe raporton mbi performancën e të gjitha fushatave të marketingut dixhital dhe vlerësimin e tyre kundrejt targetit (ROI dhe KPIs)

· Identifikon trendet dhe zhvillimet e reja, dhe optimizon shpenzimet dhe performancën bazuar në te dhenat qe merr nga matjet

· Sjell ide, metoda, strategji të reja dhe krijuese të rritjes se performances ne web dhe mediat sociale

· Ndjek procesin e shit-blerjes online

· Koordinon me departamentin komercial per azhornimin e cmimeve dhe produktet per web;

· Pergjegjes per realizimin dhe dorezimin e newsletter;

· Bashkëpunon me kordinatoret marketing dhe palet e tjera te perfshira për të studiuar dhe optimizuar përvojën e përdoruesit

· Përdor aftësi të forta analitike për të vlerësuar përvojën e konsumatorëve nëpër kanale të shumëfishta dhe pikat e kontaktit të tyre me marken tone· Propozon dhe zgjedh permbajtje te komunikimit ne kanalet e përdoruesve, sipas specifikes se secilit· Bashkëpunoni me agjencitë dhe partnerët e tjerë të shitjeve· Vlerëson teknologjitë në zhvillim. Propozon dhe sugjeron adoptimin e tyre ne rastet kur eshte e pershtatshme



Kerkesat:

· Minimumi 2 vjet experience pune ne kete profilin;

· Aftesi te shkelqyera komunikuese verbale dhe ne shkrim;

· Arsimi i larte;

· Aftesi te shkelqyera per te punuar ne grup;

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;

· Njohuri shume te mira kompjuterike;

· Personalitet energjik;

· Person shume i vetemotivuar dhe I perditesuar me zhvillimet ne kete industri

Aftesi te tjera;



· I afte per te thjeshtezuar sa me shume informacionin e komplikuar, duke perdorur mjetet e duhura;

· Metodik dhe i organizuar;

· Ndershmeri dhe integritet;





Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.



Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.



Afati i dorëzimit: 15.01.2018


Kategoria Punë
Data e publikimit 05 Janar 2018 - 17:10
Telefon Shfaq Numrin
E-mail Shfaq e-mail