Specialiste Marketingu
Kompania Globex (Tirane), e cila operon në tregun shqiptar, në tregtimin e produkteve ushqimore, kryesisht bulmetit dhe një game të gjerë,kerkon te punesoje punonjese (Femer) ne pozicionin Specialiste Marketingu.
Detyrat dhe pergjegjesite kryesore
· Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
· Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe
· produkteve e shërbimeve të saj në treg.
· Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, instagram, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat dhe mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
· Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
· Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
· Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje të planifikuar të shitjeve.
· Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
· Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
· Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.
· Ndertimi i ofertave
· Trajnime Stafit
Kandidatet duhet te plotesojne kriteret e meposhtme:
Te kete perfunduar Arsimin e larte ne Deget Marketing, Manaxhim ose te ngjashme.
Te kete experience ne fushen e Marketingut minimalisht 3 vjet.
Te kete njohuri shume te mira te programit Adobe Photoshop.
Te kete experience ne krijimin e design-eve te materialeve te ndryshme promocionale.
Te kete aftesi komunikuese dhe bashkepunuese shume te mira.
Njohuri te avancuara te gjuhes Angleze.
Kategoria | Punë |
Data e publikimit | 17 Janar 2018 - 17:43 |
Telefon | Shfaq Numrin |
Shfaq e-mail |