The HeadHunter Group Kerkon Inxhinier


Në emër të një prej klienteve tanë prestigjioz në fushën e ndërtimit jemi duke kërkuar në Tiranë / Shqipëri:



Inxhinier zbatimi ne objekt 



PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM



Inxhinieri i zbatimit ne objekt ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.



Pergjegjesite kryesore




  • Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre

  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Administratori

  • Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre

  • Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier

  • Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi

  • Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen



Pergjegjesite e vecanta




  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur

  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi

  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet

  • Per cdo ndryshim projekti dhe preventivi kerkon miratim zyrtar para zbatimit te ndryshimit

  • Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes

  • Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper  te materialeve specifike si hekur, beton  (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve)

  • Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike)

  • Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt

  • Jep sqarime dhe instruksione te vazhdueshme mbi organizimin e punes dhe zbatimin e projektit dhe kushteve teknike.

  • Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit

  • Pasi te behet Plani i Sigurisë dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve

  • Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer

  • Eshte pergjegjes per mirembajtjen e lendes se pare dhe makinerive, si dhe programon sherbimet teknike qe duhen bere makinerive

  • Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi

  • Pergatit ne menyre periodike list pagesat per punet qe realizohen nga nenkontraktoret, grupet e punes apo individe ne objekt

  • Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer

  • Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve

  • Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe e raporton ne baze javore prane Administratorit

  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit

  • Evidenton dhe paraqet kerkesat per ndryshime ne projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit prane Administratorit dhe departamentit inxhinierik 

  • Ndjek dhe mban pergjegjesi per normativat e harxhimit te materialeve qe vendosen ne veper

  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave)

  • Identifikon produktet qe vine ne kantier dhe nuk perputhen me cilesine e kerkuar

  • Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer

  • Raporton ne menyre periodike gjendjen e materialeve prane vepres (inventari)




KËRKESAT E PROFILIT:




  • Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)

  • Një diplomë pasuniversitare përben avantazh

  • Të ketë të paktën 10 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 2 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim

  • Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze

  • Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit

  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit

  • Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve

  • Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre

  • Të ketë saktësi në punë dhe të kushtoj vëmëndje maksimale detajeve

  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse

  • Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra

  • Të jetë i vetëmotivuar dhe i orientuar drejt arritjes së rezultateve 



SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.



Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim!



JO më vonë se data 26/07/2017



Kategoria Punë
Data e publikimit 21 Korrik 2017 - 15:01
Telefon Shfaq Numrin
E-mail Shfaq e-mail